HomePolitikeNdryshohen prefektët e Korçës dhe Durrësit, Piro Misha largohet nga Biblioteka Kombëtare....

Ndryshohen prefektët e Korçës dhe Durrësit, Piro Misha largohet nga Biblioteka Kombëtare. Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Advertismentspot_img

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka miratuar një sërë vendimesh që prekin nivelet e larta të administratës publike dhe pushtetin vendor, duke emëruar dhe liruar figura kyçe në disa institucione.

Lëvizje ka patur në krye të Bibliotekës Kombëtare, ku Piro Misha është liruar nga detyra. Emri i pasuesit të tij ende nuk është bërë publik, ndërkohë që largimi i tij vjen në një moment kur institucioni ndodhet në proces riorganizimi.

Në frontin e pushtetit vendor, prefektura e Durrësit dhe ajo e Korçës janë prekur nga ndryshime. Emiljan Jani është liruar nga detyra si prefekt i Durrësit dhe në vend të tij është emëruar Adrian Gurra. Ndërkohë, në Korçë është liruar nga detyra Nertil Jole, për t’u zëvendësuar nga Florinda Zegullaj.

Ndërkohë, Shkëlqim Hajdari është liruar nga detyra si Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, një pozicion me rol mbikëqyrës në zbatimin e ligjit dhe etikës në administratë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular