HomeEkonomiMallrat për prodhimin e armatimit ushtarak, pa taksa - Vendimi/ Përjashtohen 460...

Mallrat për prodhimin e armatimit ushtarak, pa taksa – Vendimi/ Përjashtohen 460 produkte importi, dhjetëra makineri qepjeje dhe tekstile

Advertismentspot_img

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që synon të nxisë zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë në fuqi, 460 mallra që importohen në Shqipëri dhe përdoren drejtpërdrejt për prodhimin e armatimit ushtarak do të përjashtohen nga taksat doganore.

Në dokument sqarohet se përjashtimi nga detyrimet doganore do të aplikohet për komponentët kryesorë dhe mallrat e përfshira në listën e mallrave ushtarake dhe atyre me përdorim të dyfishtë, sipas legjislacionit në fuqi, kur këto mallra importohen me qëllim prodhimin e një produkti përfundimtar ushtarak. Ky përjashtim do të vlejë vetëm për subjektet e licencuara që operojnë në industrinë e mbrojtjes.

Vendimi shtrihet gjithashtu edhe mbi lëndët e para, makineritë dhe komponentët e tjerë që shërbejnë drejtpërdrejt në procesin e prodhimit të armatimit ushtarak, edhe në rastet kur ato nuk janë pjesë e listës standarde të mallrave ushtarake.

Lista e mallrave të përjashtuara nga taksat është mjaft e gjerë dhe përfshin materiale dhe pajisje që përdoren si në ndërtimin e pajisjeve luftarake, ashtu edhe në infrastrukturën mbështetëse të ushtrisë. Ndër to përfshihen: aditivë kimikë dhe katalizatorë industrialë, fletë çeliku balistik dhe çelik karboni, xham balistik dhe panele antifragmentim, pllaka alumini kundër rrëshqitjes dhe materiale izolimi, lëkurë, tekstil dhe materiale për veshje të kabinave ushtarake, mobilie mjekësore, kabinete dhe lavamanë për struktura ushtarake, sisteme komunikimi 4G/5G, modemë dhe pajisje enkriptimi, kamera dite/nate, radarë dhe mini-radarë urbanë, lazer, sensorë dhe sisteme elektronike, sisteme ndezëse elektrike, qarkore detonimi dhe kabllo ushtarake, strehë për municione inteligjente dhe pajisje të tjera mbrojtëse.

Në listë përfshihet gjithashtu importi pa taksa i dhjetëra makinerive industriale që shërbejnë për qepjen dhe përpunimin e veshjeve ushtarake, si dhe dhjetëra lloje tekstilesh që do të përdoren për uniforma, jelekë mbrojtës dhe pajisje të tjera personale për forcat e armatosura.

Ky vendim duke se ka për qëllim uljen e kostove për kompanitë e licencuara, rritjen e kapaciteteve prodhuese vendase dhe forcimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes. Përjashtimi nga taksat doganore pritet të nxisë investime të reja, të rrisë punësimin dhe të përmirësojë aftësitë teknologjike të sektorit. Vendimi shihet gjithashtu si pjesë e strategjisë për ta bërë Shqipërinë më të pavarur në furnizimin me pajisje ushtarake, duke reduktuar varësinë nga importet e produkteve të përfunduara dhe duke nxitur prodhimin vendas.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular