Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Kreut të Partisë Liria, Ilir Meta është shtyrë. Bëhet me dije se seanca e rradhës është caktuar me 29 janar. Gjatë seancës ka pasur edhe debate mes palëve, sa u përket provave ndaj Metës. Pas mbarimit të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, u shpreh para mediave se kjo seancë e sotme vërtetoi se akuza nuk qëndron dhe se beteja mbetet e hapur.
Cakrani ka deklaruar gjithashtu se në seancën e radhës, do të paraqesin prapësimet e tyre dhe do të shprehin kërkesat në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj ish-presidentit të vendit.
“Do takohemi në datën 29, shpresojmë që të jetë përfundimtare sa i përket relatimit të kërkesës së prokurorëve dhe ne do paraqesim prapësimet tona dhe do shprehim kërkesat tona sa i përket akuzave”, tha Cakrani.







