Gazetari, Ervis Iljazaj përmes një postimi në Facebook ka komentuar votimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes në Kuvend, duke e cilësuar sjelljen e opozitës si qesharake.
Ai shkruan se opozita votoi një marrëveshje që ende nuk është firmosur, duke e konsideruar këtë veprim në kundërshtim me Kushtetutën.
Iljazaj shton se dokumenti mban emrin personal të kryeministrit Edi Rama dhe u miratua me ngut, sipas tij, për interesa personale të kreut të qeverisë.
Gazetari kritikon faktin se marrëveshja nuk u diskutua dhe nuk iu nënshtrua asnjë analize apo debati kritik në Kuvend, ndërsa mbetet e paqartë nëse ajo është në interes të Shqipërisë apo në interes të politikës së brendshme dhe raporteve personale me presidentin amerikan Donald Trump.
Postimi i Ervis Iljazajt
Opozita qesharake deri në dhimbje.
Votoi sot në Parlament një marrëveshje që nuk është firmosur ende, pra në kundërshtim me Kushtetutën.
Një ligj që mban emrin personal të Edi Ramës.
Një marrëveshje që Edi Rama kishte ngut ta miratonte për interesa personale.
Një marrëveshje që as nuk u diskutua, as nuk u analizua dhe as nuk pati asnjë kritikë.
Një marrëveshje për të cilën nuk dihet nëse është në interes të Shqipërisë apo në interes personal të politikanëve për t’u servilosur ndaj Trumpit.
Votoi një marrëveshje pasi Kryeministri u tall me ta gjatë gjithë fjalimit të tij







