Kamza vazhdon të ketë vëmendjen sistematike të kryeministrit Rama. Kjo bashki e ka patur në punët e kryera deri më tani nën drejtimin me kompetencë dhe pasion nga kryetari i Bashkisë Rakip Suli, por sërish kreu i ekzekutivit duke parë që po bëhen punë të mira në dobi të komunitetit i kushton vëmendjen të veçantë.
Vetëm para 4 ditësh z,Rama ishte krah kryebashkiakut Suli në Parkun e Liqenit të Paskuqanit e të nesërmen e vizitës e nisi ditën me postim nga ky ambient mjaft rekerativ. Sërish sot në malin me punë të kryeministrit, në postimin e parë të ditës do të hidhej një video nga punimet që po kryhen në Laknas për ndërtimin e parë të gjimnazit “Sulejman Elezi”.
Duhet theksuar që Bashkia Kamëz është kampione e vërtet për investimet e kryera, e konfirmuar kjo dhe nga institucionet e tjera. Konkretisht referuar raportit të financave vendore, sa i takon shpenzimeve për investime për banor, në vendin e parë renditet Bashkia e Kamzës me afro 130 euro për frymë. Por veçmas investimet në arsim kanë spikatur dukshëm duke iu mundësuar mbi 20 mijë nxënësve kushte bashkëkohore. Bazuar mbi këto arritje edhe kryeministri nuk ka hezituar që në takimet dhe me kryebashkiakë të tjera të falenderojë haptazi Rakip Sulin
Postimi i Ramës në FB
MIRËMËNGJES
dhe me punimet që vijojnë në Laknas për ndërtimin nga e para të gjimnazit “Sulejman Elezi”, i cili do të mirëpresë mbi 800 nxënës në kushte dinjitoze, ju uroj një ditë të mbarë







