HomeAktualitetKadastra: Brenda 30 ditësh të bëhet regjistrimi i kontratave të qirasë me...

Kadastra: Brenda 30 ditësh të bëhet regjistrimi i kontratave të qirasë me akt noterial

Advertismentspot_img

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton të gjithë qytetarët se çdo kontratë qiraje e bërë me akt noterial duhet të regjistrohet brenda 30 ditësh në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme. ASHK sqaron se regjistrimi i kontratës bëhet online nëpërmjet aplikimit në e-Albania.

ASHK thekson se regjistrimi garanton transparencë dhe mbrojtje të të drejtave pronësore, ndërsa të dhënat e kontratës pasqyrohen direkt në kartelën e pasurisë.

“Regjistroni kontratën e qirasë për transparencë dhe siguri pronësore!

Çdo kontratë qiraje e bërë me akt noterial duhet të regjistrohet brenda 30 ditësh në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme!

Të dhënat e kontratës do të pasqyrohen në kartelën e pasurisë, procesi është i shpejtë dhe kryhet përmes portalit e-Albania.

Si të aplikoni:

Identifikohuni në e-Albania.

Zgjidhni shërbimin: “Regjistrimi i kontratës së qirasë/nënqirasë”.

Plotësoni formularin dhe ngarkoni:

  • Kontratën e qirasë/nënqirasë (bashkë me kartelën dhe hartën kadastrale).
  • Prokurën, nëse aplikuesi nuk është pronari ose bashkëpronari.
  • Mandatin e pagesës.

Për lehtësi pagesën mund ta kryeni online në çdo kohë”, thuhet në njoftimin e ASHK.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular