Prej dy ditësh, mjegulla është prezente me intensitet të lartë në aksin rrugor Korçë–Pogradec, duke kufizuar ndjeshëm dukshmërinë dhe duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Sipas raportimeve, përqendrimi më i madh i mjegullës vihet re në segmentet e këtij aksi që kalojnë në territorin e Maliqit dhe zonat përreth fshatrave, ku dukshmëria në disa momente zbret në nivele të ulëta.
Në këto kushte, autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përdorin dritat e përshtatshme gjatë lëvizjes.
Situata po monitorohet, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin manovrat e rrezikshme dhe të ruajnë distancën e sigurisë për të parandaluar aksidentet.
Sipas raportimeve, në disa zona shikueshmëria është mjaft e kufizuar, ç’ka rrit rrezikun për aksidente rrugore.
Në këto kushte drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin dritat e mjegullës dhe të ruajnë distancën e sigurisë nga automjetet e tjera.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.







