HomeKronikeProtesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, Policia e Shtetit: 23...

Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, Policia e Shtetit: 23 persona të shoqëruar, mes tyre edhe një i mitur! U lënduan 11 efektivë

Advertismentspot_img

Policia e Shtetit reagoi zyrtarisht pas protestës së zhvilluar sot, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, duke bërë me dije se si pasojë e sulmeve me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe Parlamentit janë lënduar 11 punonjës policie.

Sipas njoftimit, efektivët e dëmtuar po marrin ndihmë mjekësore dhe janë vizituar në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies, në prani të Drejtorit Vendor të Policisë së Tiranës, Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtorit për Rendin, Dashnor Muhaj.

Po ashtu  policia sqaron se deri në këto momente janë shoqëruar 23 persona. Gjatë verifikimit të moshës, njëri prej tyre ka rezultuar i mitur.

Policia thote se prindërit janë njoftuar menjëherë dhe i mituri nuk është futur në dhomat e shoqërimit, por ka qëndruar në ambientet e pritjes së qytetarëve, deri në marrjen në dorëzim nga prindërit.

Policia e Shtetit

Gjatë tubimit të sotëm, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sallës së Kuvendit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për mbarëvajtjen dhe garantimin e protestës. Ata janë vizituar në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, dhe Zëvendës/Drejtori për Rendin, Dashnor Muhaj.

Megjithë thirrjet e vazhdueshme të Policisë, përmes qendrës së zërit, për të ndalur aktet e dhunës, ato vijuan, çka detyroi ndërhyrjen për shpërndarjen e turmës, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur menjëherë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të rendit.

Shërbimet e Policisë vijojnë veprimet përmes analizimit të pamjeve filmike, për identifikimin e personave që kanë sulmuar dhe kryer akte të dhunshme, si dhe për shoqërimin e tyre.

Deri në këto momente janë shoqëruar 23 persona, dhe gjatë verifikimeve të gjeneratës dhe moshës, njëri prej tyre ka rezultuar i mitur. Menjëherë janë njoftuar prindërit dhe, deri sa është marrë nga prindërit, i mituri nuk ka qenë i shoqëruar në dhomat e shoqërimit, por ka qëndruar në zyrën e pritjes së qytetarëve, derisa është marrë në dorëzim nga prindërit e tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular