HomeKryesoreProtesta e PD me skenar: Molotovë, përplasje me policët. Ja 18 protestuest...

Protesta e PD me skenar: Molotovë, përplasje me policët. Ja 18 protestuest e arrestuar, procedohen 4 deputetë. Reagon Rama

Advertismentspot_img

Ka përfunduar protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike, këtë të shtunë, 24 janar, por jo pa krijuar tensione dhe lëndime.

Sheshi “Dëshmorët e Kombit” u mbush nga simpatizantë të Partisë Demokratike, të cilët ishin në mbështetje të kampit blu për kërkesat e kësaj të fundit lidhur me një “qeveri teknike”.

Protesta nisi me himbin kombëtar. Fjalën e morën disa demokratë, që më pas pasoi në deklaratën e mbajtur nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Fillimisht Berisha ndaj një mesazh për të gjithë qytetarët.

“Të nderuar drejtues të PD-së, partive aleate, të nderuar deputetë të pranishëm në këtë protestë. Vëllezër e motra, do ta nis këtë fjalë me një mesazh, që këtë javë, të tmerruar nga protesta jonë e kaluar, mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë. Mesazhi im është ky. Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit, asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores sonë. Sot ne jemi pranë triumfit të madh. Shumëkujt triumfi mund t’i duket ende larg, kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë së bashku vitet e fundit ka qenë jo e lehtë.

Një kalvar maratonë e mbushur me dhunën e narkoshtetit, presione dhe izolime orvelliane ndaj nesh por dhe një qëndresë stoike. Sakrifica të dhimbshme ndaj nesh.”, tha Berisha.

Berisha gjatë fjalimit të tij përpara protestuesve u shpreh se diktaturat nuk ikin me votë, por me revolta.

“Sot shumica e shqiptarëve e ka të qartë se Edi Rama nuk ikën me votë, diktaturat nuk ikën me votë, por ato ikin, shemben, me revoltë dhe vetëm me revoltë popullore dhe ja ku jemi ne sot”, u shpreh kryedemokrati.

Ai përsëriti akuzat ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama duke thënë se “Sot shumica e shqiptarëve e ka të qartë se Edi Rama kryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë.”

Ky fjalim, pasoi me kërkesën e kryedemokratit për një qeveri teknike.

“Sonte është thirrja e madhe, është ora jonë të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri. Për të krijuar një qeveri teknike, për zgjedhje të reja, për interesin kombëtar, për familjen shqiptare…”, tha Berisha duke shtuar se kjo është e vetmja zgjidhje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Fill pas përfundimit të fjalës së Berishës, protestuesit hodhën molotovë e fishekzjarre drejt godinës së Kryeministrisë, gjë që shkaktoi tensione, e largimi i tyre u bë vetëm përmes autobotëve me ujë dhe gazit lotsjellës nga blutë.

Këto molotovë sollën gjithashtu dhe lëndimin e disa protestuesve si dhe të disa oficerëve të cilët morën ndihmën e parë mjekësore, por nuk u raportua për dëmtime të rënda.

Protesta më pas u zhvendos nga Kryeministria përpara godinës së Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.

Protesta e opozitës nuk ka kaluar pa hetime nga Policia dhe Prokuroria, që njoftuan sot se janë 37 persona të identifikuar, nga të cilët 18 të arrestuar, 17 nën procedim dhe dy në kërkim.

Mes të proceduarve edhe sekretari organizativ i PD, Ervin Minarolli dhe tre deputetët e selisë blu, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu.

Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur

– Kryeministri Edi Rama ka reguar me tone të ashpra ndaj protestës së djeshme të opozitës, gjatë së cilës pati tensione dhe u plagosën disa punonjës policie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se opozita po e ushtron dhunën si pjesë të pandarë të aktivitetit të saj politik, duke e cilësuar atë si një fenomen të rrezikshëm dhe të papranueshëm.

Ai e krahason protestën me veprime anarkiste dhe paramilitare, duke pretenduar se pjesëmarrësit ishin të maskuar, të rekrutuar me pagesë dhe të përfshirë në shkatërrim prone e sulme ndaj institucioneve.

Sipas kryeministrit, këto protesta përfaqësojnë një “degjenerim të pandalshëm” dhe një akt dëshpërimi politik.

“Po qysh nga koha e partive famëkëqia të 100 vjetëve më parë në Gjermani e Itali, ka vetëm një parti parlamentare në Europë, që të ketë në programin e aktivitetit të saj si pjesë të pandarë të ekzistencës së vet qysh nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve, deri edhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat!

Tanimë këto farë protestash me pisllëkun që krijojnë në bulevard, ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon… Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm!”, shkruan ai.

Protesta e dytë kombëtare e PD-së u shoqërua me mjaft tensione. Protestuesit hodhën molotovë e lëndë të tjera piroteknike drejt godinës së Këshillit të Ministrave, aq sa u desh ndërhyrja e forcave policore dhe autobotët me ujë për t’i shpërndarë.

Prej përplasjeve, u lënduan 11 efektivë policie, të cilët ndodhen në repartin e djegies te Spitali i Traumës, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 23 persona.

Por kush janë të arrestuarit nga protestuesit opozitarë:

Ardian Lici

Anduel Lleshi

Alan Lika

Anastas Mema

Tomas Koja

Ergi Shkurta

Sali Saraci

Ervis Mirashi

Adrian Toli

Rei Hasko

Bledi Spaho

Eldison Huli

Alket Toska

Leonid Xhebexhiu

Besnik Bali

Elton Hoti

Roni Bizhoti

Hamza Cani

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular