HomeAktualitetLargohet nga drejtimi i IKMT Dallëndyshe Bici, ja kush emërohet

Largohet nga drejtimi i IKMT Dallëndyshe Bici, ja kush emërohet

Advertismentspot_img

Dallëndyshe Bici është larguar nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Kështu bëjnë të ditur burime për Euronews Albania.

Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në 31 korrik të 2024. Në vend të Bicit në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi.

Dallëndyshe Bici ka ka drejtuar sektorë të rëndësishëm në kompani ndërkombëtare të telekomunikacionit në Shqipëri. Gjatë muajve Prill – Nëntor 2010 ka punuar si koordinatore e programeve Master dhe Doktoraturë në Universitetin Polis.

Në periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Nga muaji Gusht i vitit 2014 e deri në muajin mars 2023 znj.Bici punoi si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Deri më sot ajo ka drejtuar Agjencinë Shtetrore të Kadastrës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular