Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se ka shtyrë për datën 27 shkurt fillimin e gjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Ata akuzohen për ndikim te dëshmitarët dhe pengim të drejtësisë.
Gjykimi ndaj tyre ishte parashikuar të niste më 24 shkurt.
Me këtë vendim gjykatësi Kristofer Gosnell miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Ky është procesi i dytë në Hagë ndaj ish presidentit kosovar Hashim Thaçi. Ai ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 dhe po gjykohet në procedura të ndara për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Më 27 shkurt do të paraqiten tre dëshmitarë, emrat e të cilëve është zbuluar nga Prokuroria.
Smakaj, Fazljiu dhe Kiljaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe një ditë më vonë u transferuan në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.







