Nga Ilir Pilku
REAGIM NDAJ PORTALEVE QE TRANSFORMOJNE FJALET.
Marr shkas nga disa postime portalesh që kanë transformuar dhe keqinterpretuar fjalët e mia në lidhje me qumështin e blegtorëve. Sqaroj publikisht se në asnjë komunikim mediatik nuk kam përdorur termin “helmim” nga qumështi i blegtorit.
Qëndrimi im ka qenë i qartë dhe i pandryshuar:
Konsumatori duhet të sigurohet që qumështi të vijë nga fabrika apo njësi përpunimi që zbatojnë standardet higjeno-sanitare dhe teknologjike.
Qumështi mund të konsumohet edhe nga cdo blegtor individual, kur ofrohet me ambalazh të përshtatshëm dhe me identifikim të qartë të prodhuesit. Kam theksuar se përdorimi i bidonëve të ricikluar, pa origjinë dhe pa standard, sidomos në kushte temperaturash të larta (rreth +45°C), përbën rrezik për shëndetin.
Informimi korrekt dhe përgjegjës është në interes të konsumatorit, të fermerit dhe të industrisë dhe jo deformim te mesazhit.
Në mbi 34 vite ekspertizë profesionale, që vazhdon edhe sot, kam mbështetur qindra blegtorë në problematikat e tyre teknike, ekonomike dhe të standardeve të prodhimit.
Jam nder te rralle eksperte te fushes qe jam dhe vazhdoj te prononcohem ne mbrojtje te fermereve, agrobiznesit, ne probleme prodhimi, keshillimi te munguar, fonde te pamjaftueshme, demtime nga permbytjet, zjarret, mos-kompensimet, por edhe per nje siguri ushqimore ne dobi te popullates. Dhe e kam bere dhe vazhdoj ta bej me ndergjegjje dhe moral, dhe pa asnje konvertim apo shperblim pushteti. Ky ka qenë dhe mbetet angazhimi im real per bujqesine.
Keqinterpretimi i qëllimshëm i deklaratave dhe deformimi i thelbit të mesazhit nuk i shërben as fermerëve, as konsumatorit dhe as zhvillimit të sektorit. Kritika është e shëndetshme kur bazohet në fakte, por përbaltja pa njohur kontekstin dhe kontributin është e papranueshme.
Unë do të vazhdoj të flas me përgjegjësi profesionale dhe me respekt për çdo blegtor, perpunues dhe çdo konsumator.
Faleminderit per mirekuptimin!







