HomeEkonomiBakter i rrezikshëm në qumështin ‘Aptamil’ për foshnja, AKU tërheq produktin nga...

Bakter i rrezikshëm në qumështin ‘Aptamil’ për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Advertismentspot_img

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një paralajmërim urgjent për të gjithë prindërit në Shqipëri.

Qumështi ‘Aptamil 1 Pronutra’ për foshnja po tërhiqet menjëherë nga tregu për shkak të pranisë së një substance të rrezikshme.

Gjatë kontrolleve në Gjermani, në produktin Aptamil 1 Pronutra (800g) është gjetur prani e një toksine (cereulide) që vjen nga bakteri Bacillus cereus.

Ky bakter mund të shkaktojë probleme shëndetësore, ndaj është dhënë alarmi në të gjithë rrjetin europian të sigurisë ushqimore (RASFF).

AKU njoftoi qytetarët se nëse e kanë blerë këtë produkt ta kthejnë në pikat e shitjes.

Sipas autoritetit inspektorët janë tashmë në terren për të bllokuar çdo kuti të mbetur nëpër rafte.

akuaptamilbakteribebequmështi

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular