Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, kërkoi forcimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit dhe mbështetje të plotë për punën e SPAK, gjatë konferencës për shtyp në përfundim të misionit të tij vjetor të mbledhjes së fakteve në Tiranë. “Puna e SPAK të mbetet e pandërprerë nga aktorë të tjerë dhe puna e SPAK të mos pengohet nga institucione të tjera”, tha ai. Sipas tij, të gjitha hallkat institucionale duhet të bëjnë pjesën e tyre për të garantuar funksionimin e shtetit ligjor dhe përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
I pyetur për protestat e dhunshme të opozitës, Schieder u shpreh qartë se dhuna nuk është mjet i pranueshëm në një demokraci funksionale. “Demokracia me molotov nuk është e mirë”, deklaroi ai, duke shtuar se konfliktet politike duhet të zgjidhen me argumente dhe dialog në skenën politike, jo me përshkallëzim dhune.
Raportuesi i PE nënvizoi gjithashtu se situata politike në Shqipëri nuk është aq dramatike sa shpesh paraqitet në media, duke bërë thirrje për përgjegjësi në mënyrën se si pasqyrohen zhvillimet, pasi kjo ndikon edhe në perceptimin e qytetarëve europianë për vendin.
Në lidhje me deklaratat e Sali Berishës, Schieder u shpreh se nuk mund të komentojë çdo pretendim individual, pasi kjo do ta nxirrte jashtë rolit të tij institucional. “Mos më shtyni të komentoj çdo gjë që thotë Berisha”, u tha ai gazetarëve.
Gjatë konferencës vjetore, raportuesi i PE për Shqipërinë Andreas Schieder foli për situatën politike në vend, integrimin europian dhe luftës për korrupsion.
Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha, lidhur me dosjen e SPAK për AKSHI-n.
“Mos më bëni pyetje për gjithçka thotë Berisha dhe mos më shtyni të komentoj çdo gjë që thotë ai.”, u përgjigj raportuesi i PE për vendin tonë.
Referuar nje dosje të SPAK për AKSHI-n, Berisha ka denoncuar se ky grup i struktura kriminal ka eksportuar te vendet armike të NATO informacione të NATOs që i disponon edhe Shqipëria, a është parë si shqetësim nga BE ky denoncim?
Schieder: Përgjigjja e parë dhe e shkurtër është jo. Së dyti ju lutem mos më bëni pyetje për gjithçka që thotë Berisha dhe që unë të bëj komente për gjithçka që thotë ai, sepse edhe unë do të duhet të dal pastaj nga roli im institucional.







