Ermal Hasimja dhe Forumi për Dialogun Politik takuan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe aleatët tradicionalë të PD-së për të diskutuar rrugën për bashkimin e opozitës në betejën kundër qeverisë Rama. Në fund të bisedës, Ermal Hasimja konfirmoi se është gjetur gjuha e përbashkët që të gjitha partitë e opozitës dhe figura të shoqërisë civile të ulen së bashku në një tryezë dhe të krijojnë një front të përbashkët.
“Kemi gjetur një gatishmëri shumë të mirë nga ana e Partisë Demokratike dhe aleatëve, kuptohet, edhe një mirëkuptim shumë të madh. Nuk ka pasur kushte. Përkundrazi, ka një interes të madh që kjo të zhvillohet dhe që të arrihet në një aksion të përbashkët, në një mirëkuptim të përbashkët”, tha Hasimja.
Ermal Hasimja dhe Forumi për Dialogun Politik takuan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe aleatët tradicionalë të PD-së për të diskutuar rrugën për bashkimin e opozitës në betejën kundër qeverisë Rama. Në fund të bisedës, Ermal Hasimja konfirmoi se është gjetur gjuha e përbashkët që të gjitha partitë e opozitës dhe figura të shoqërisë civile të ulen së bashku në një tryezë dhe të krijojnë një front të përbashkët.
“Kemi gjetur një gatishmëri shumë të mirë nga ana e Partisë Demokratike dhe aleatëve, kuptohet, edhe një mirëkuptim shumë të madh. Nuk ka pasur kushte. Përkundrazi, ka një interes të madh që kjo të zhvillohet dhe që të arrihet në një aksion të përbashkët, në një mirëkuptim të përbashkët”, shtoi politologu Ermal Hasimja.
Hasimja ka sqaruar se ftesa për ndërtimin e një aleance kundër qeverisë është pranuar nga Adriatik Lapaj, Dashamir Shehi, Diaspora për Shqipërinë e Lirë. Ndërkohë që kanë refuzuar Arlind Qori dhe Agron Shehaj.
“Z. Shehaj mendon se qytetarët e kanë votuar që të mos bashkëpunojë me PD-në”, tha ai.
Pak ditë më parë, Forumi për Dialog Politik lancoi nismën për bashkimin e opozitës në betejën kundër kryeministrit Edi Rama. Ermal Hasimja synon që të ulë në një tryezë të gjitha forcat opozitare, të cilat të punojnë për të pasur një qëndrim të përbashkët jo thjesht kundër qeverisë, por edhe për çështje të rëndësishme si reforma zgjedhore apo mbështetja për sistemin e drejtësisë./vizionplus.tv
Kryetari i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka 6 kushte për t’iu bashkuar nismës së Forumit të Dialogut Politik, nismë e Ermal Hasimjas dhe avokatit Redi Ramaj me synim bashkimin e të gjitha partive opozitare në tryezën e dialogut për qëllimin e përbashkët, rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.
1. Krijimi i një komiteti qytetar për qeverinë tranzitore, i cili të ketë objektiv krijimin e një qeverie tranzitore të përbërë nga personalitete të respektuara me mandat të kufizuar 12 mujor dhe kompetenca të përcaktuara qartë, e cila garanton ndarjen e pushtetit nga interesat e partisë – shtet dhe administrimin e ndershëm të procesit zgjedhor
2. Vendosjen e të gjitha grupeve të interesit në sheshin përballë Kryeministrisë në protestë 24 orë në 24 pa ndalim dhe Organizimin e protestave masive kombëtare me qëllim Dorëheqjen e Edi Ramës
3. Reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, me lista të hapura, bazuar në sistemin proporcional kombëtar, me lejimin e koalicioneve parazgjedhore, si garanci për përfaqësim real, barazi vote dhe konkurrencë të ndershme politike
4. Pjesëmarrja në tryezën e dialogut te përfaqësive politike dhe partiake pa kryetarë, për të shmangur personalizimin e procesit dhe për t’i dhënë përparësi përfaqësimit, ideve dhe vullnetit qytetar
5. Zhvillimin e dialogut në një tryezë të përbashkët në #shesh, si simbol i transparencës, hapjes dhe sovranitetit të qytetarëve mbi procesin politik.
6. Pasurimin e grupit negociator me emra të spikatur të shoqërisë civile.
Ky forum është refuzuar nga Agron Shehaj dhe Arlind Qori, të cilët thonë se nisma i shërben vetëm Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Ndërkohë Lapaj nga ana tjetër, kërkon që takimi të mos jetë në nivel kryetarësh, ngritjen e komiteti qytetar të përbërë nga personalitet për qeverinë tranzitore, reformë zgjedhore dhe më e rëndësishmja qëllimi të prevalojë mbi qëllimet personale partiake.
Prej kohësh partitë opozitare nuk kanë bashkëpunim me njëri-tjetrin. I fundit angazhim që dështoi, ishte për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Shumë protesta janë zhvilluar të ndara, edhe pse qëllimi ka qenë i përbashkët për të gjithë, por përsëri as kjo nuk ka mjaftuar.







