HomePolitikeSalianji vijon takimet me demokratët sot në Fier: Të bashkojmë opozitën për...

Salianji vijon takimet me demokratët sot në Fier: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotaconin

Advertismentspot_img

Ish-deputeti Ervin Salianji vijon turin e takimeve të tij me demokratët në të gjithë vendin, në kuadër të komunikimit të drejtpërdrejtë me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike.

Këtë herë, Salianji ka njoftuar në rrjetet sociale se do të zhvillojë një takim në qytetin e Fierit, ku fton gjithë demokratët e zones në një bisedë të hapur. Takimi synon të shërbejë si një hapësirë dialogu mbi situatën politike dhe sfidat aktuale të opozitës dhe veçanërisht Partisë Demokratike.

Aktiviteti do të mbahet të martën, më 3 shkurt, në orën 17:00, në Kinoteatrin e Fierit.

Më poshtë postimi i plotë i Salianjit në rrjetet sociale:

Nesër shihemi në 📍Fier, tek Kinoteatri i qytetit, ora 17:00! ✌🏻
Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese. Kjo është arsyeja e takimeve me demokratët në çdo qytet.
Ju pres për të ndarë ide, shqetësime dhe vizionin për Partinë Demokratike.
Shihemi nesër!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular