HomePolitikeBashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Advertismentspot_img

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvilluan një takim trepalësh në nivel drejtorësh, lidhur me avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Takimi u mbajt në kuadër të Deklaratës së përbashkët trepalëshe, të nënshkruar më 18 mars 2025 në Tiranë, dhe u fokusua në mundësitë për të forcuar bashkëpunimin në aftësitë mbrojtëse dhe industrinë mbrojtëse, si dhe në ndihmën për avancimin e integrimit euroatlantik.

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, diskutoi mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve të nënshkrueshme të Deklaratës.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e mendimeve mbi rritjen e bashkëpunimit të përbashkët, trajnimin e përbashkët dhe ushtrimet në fushën e mbrojtjes, si dhe adresimin e kërcënimeve hibride që mund të kërcënojnë stabilitetin e rajonit

Deklarata e nënshkruar përcakton katër fusha kryesore për bashkëpunimin e mëtejshëm, duke përfshirë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë si dhe mbështetje e vazhdueshme për integrimin euroatlantik të vendeve të rajonit.

Ky takim ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet këtyre tri shteteve për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, dhe për të kontribuar në proceset e integrimit euroatlantik të vendeve të rajonit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular