HomeAktualitetSPAK me prova të reja për AKSHI-n, shtyhet vendimi për Karçanajn

SPAK me prova të reja për AKSHI-n, shtyhet vendimi për Karçanajn

Advertismentspot_img

SPAK mësohet se ka paraqitur prova të reja sot në seancën ku drejtueset e AKSHI-t kërkuan heqjen e masës së arrestit në shtëpi. Dëshmitë e marra gjatë kësaj periudhe mësohet si u paraqitën në mbështetje të argumentit për të ruajtur masën e mëparshme.

Ndërsa avokatët e drejtoreshë Mirlinda Karçanajt, zëvendëses së saj dhe personave të tjerë argumentuan kërkesën për masë më të lehtë.  Pas dëgjesës GJKKO shtyu datën e vendimit në 5 shkurt. Prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, kanë ngritur akuzën e grupit kriminal, ku në kërkim janë biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

SPAK po heton 12 procedura tenderuese, të cilat nga hetimet kanë rezultuar të paracaktuara. Bëhet fjalë për tenderë me vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverëve të institucioneve të rëndësishme. Një episod që SPAK po heton është edhe ai i Geron Meces që u rrëmbye me qëllim të tërhiqej nga ankimimi i bërë për tenderat e AKSHI

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular