HomeEkonomiShpallet fituesi për poligonin dhe palestrën 2.1 milionë euro për forcat speciale

Shpallet fituesi për poligonin dhe palestrën 2.1 milionë euro për forcat speciale

Advertismentspot_img

Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpalli së fundmi fituesin e kontratës me objekt “Ndërtimi i një kompleksi poligoni qitjeje dhe palestër për forcat operacionale dhe ato speciale në Sistemin e Burgjeve” me një fond limit prej 296 milionë lekë apo rreth 3 milionë euro.

Oferta fituese rezultoi 71 për qind e fondit limit apo 210 milionë lekë (2.1 milionë euro). Referuar dokumenteve që shoqëronin procedurën rezulton se projekti parashikon në fakt ndërtimin e një kompleksi që do të përfshijë disa ambiente.

“Kompleksi i Poligonit dhe Palestrës do të ndërtohet në një shesh i cili ndodhet në territorin e Drejtorisë së Përgjithshme te Burgjeve, me adresë rruga Zef Serembe “ish BRMR”, Tiranë.

Brenda kësaj sipërfaqeje (territori), do të ndërtohet kompleksi poligon, palestër dhe terrene të jashtme sportive për trajnimin e forcave operacionale dhe speciale në sistemin e burgjeve, ku përveç ambienteve te trajnimit (poligon/palestër) do të ketë dhe ambiente të tjera ndihmese si kuzhinë, dhomat fjetjeje, shërbime, klasa mësimi, terrene sportive, etj. Kompleksi do të ketë hapësira trajnimi për 100 persona” thuhet në raportin teknik të projektit.

Sipas të dhënave në projektin e zbatimit, kompleksi përfshin një poligon të pajisur me teknologji të avancuar për stërvitje dhe trajnime të sigurisë, si dhe një palestër multifunksionale për aktivitete sportive dhe fitnesi.

“Poligoni do të jetë i dizajnuar për stërvitjen e profesionistëve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë zona të ndryshme stërvitjeje, simulime dhe hapësira të përshtatshme për trajnimet praktike. Ai do të ketë pajisje moderne për matjen e performancës dhe sigurimin e një ambienti të sigurt dhe profesional.

Palestra do të ofrojë hapësira të ndryshme për stërvitje fizike, duke përfshirë zona për kondicionim fizik, pajisje për peshëngritje, zona për stërvitje funksionale dhe hapësira për aktivitete dhe stërvitje aerobike të ndryshme” thuhet në dokumente.

Po kështu oborri i projektit do të jetë një hapësirë e hapur, e dizajnuar për t’u shfrytëzuar si zonë pushimi dhe aktivitete të ndryshme jashtë ambienteve të brendshme. Ai do të përfshijë zona të gjelbra me pemë dhe bimësi lokale, shtigje ecjeje, dhe hapësira për aktivitete sportive në natyrë. Ndërtesat në kompleks do të kenë lartësinë e 2-3 kateve si dhe një kat nëntokë dedikuar për hapësirën e poligonit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular