Nga Haxhi Isufi
Mbreme shkrova diçka per Irena Gjoken e cila eshte vene ne qender te vemendjes se eshte denuar ne Greqi se ka hyre me vize fallco. Une e di mire se figura e nje gjyqtari duhet te jete kristal,por fatkeqsisht jetojme ne nje kohe ku gjithçka fallsifikohet.Nuk i ka pelqyer Mikes sime Adriana Kalaja. Mirepo Mikja ime, thone se dhe Doktorri ka fallsifikuar ditelindjen?!Per Miqte e mi desha te bej ca sqarime. Une kam qene nje demokrat i paster pa teser se nuk kam patur teser as ne kohen e Partise Punes, dhe kam mare pjese ne qindra protesta te PD-se deri diten kur Berisha u lidh me Partine e Metes. Qe ate dite nuk dola me Adriana ( Ti nuk njihej fare atehere) nuk dola me, se e kuptova qe nuk kishim me PD por nje Parti interesaxhie per hesapet e veta e jo te popullit.Ti Adriana ishe ne krye te Protestave per Teatrin Kombetar, po a e din Ti Adriana se Teatri u perdhunua qe ne vitin 92-93n ku Partia jote sallen e provave ne tavoline te aktoreve ia dha me qera nje djali dhe u be Bingo YLLI,, dhe aktoret me shume rrinin ne bingo se sa ne skene. Ti mezitesh me mua per Irena Gjoken se ka hyre me vize fallco ne Greqi, a me thua dot se kush eshte me e mire Irena Gjoka se eshte denuar nga Gjykata Greke per vize fallco, apo Fredi Beleri i denuar dhe akuzuar ne Greqi se ka vrare kufitaret tane. dhe Partia jote ne e vuri kandidat kete armik te betuar te Shjqiptareve per kryetar te Bashkise ne Himare?Dhe zhurmen per Ballukun e ben kot Partia jote se ajo eshte akuzuar dhe si sponsorizuese e Protestave qe udhehiqje Ti kundra Erion Velise.Per mua Edi Rama duhet te kishte ikur qe ne vitin 2015 por e ka votuar Partia jote duke bojkotuar gjithçka edhe Parlamentin si ajo skuadra qe le fushen e lojes.Ti je nje avokate e flaket dhe kurajoze, pse nuk ben Padi ne SPAK se ku kane shkuar Pronat qe moren Sindikatat e Pamvarura, dhe pse fle gjume ajo sindikate? A e din Ti Adriana se mua qeverisja e Partise Demokratike per legalizimin e shtepise time , ne token time ma nxorri koston e pageses 8 milion e 700 mije leke,Atehere drejtor kombetar per legalizimet ishte Shaban Memia prej Tropoje dhe drejtor i pronave per Tironcit ishte Agim Berisha po prej Tropoje.Shtepia mu legalizua ne kohen e Edi Rames 560 mije leke te vjetra! Do thuash se Rama eshte hajdut, po vjedh gjithe Shqiperine. po moj po hajdut eshte por mua me duket se po vjedh me gjithe Doktorrin, Me duket sikur jemi ne ate kohe ku njeri vidhte dhe i tjetri bente roje duke therritur “Kape Hadutin”.
Me kujtohet privatizimi i Hotel Tiranes. E privatizoi Edi Rama me vleren 5 milion e 200 mije dollare, Doktorri heshti, nuk u ndie fare. Vetem une shkrova ateher se kaq para bejne vetem ËC-te ne bodrumin e Hotelit, dhe nuk pjerdhi njeri fare per pronaret e tokes. Hyji nje here ketij hetimi Ti, pastaj meru me Irenen. Te takon se te kemi dhe Tironce. Ti meresh me Irenen per vize fallco, shiko njehere tek Partia jote se nje prokuror dhe nje gjyqtar te debuar nga sistemi i drejtesise per hajdute, i ka zgjedhuir doktorri tek listat e mbyllura. Irena para tyre eshte YLL. Keni njoftuar per Proteste Kombetare me 10 Shkurt, gati e keni Protesten, jane ngritur ca fshatra ne Velipoje te Shkodres se nje bisnesmen i doktorrit dhe me leje nga Rama ka fallsifikuar pronat per tua rrembyer fshatareve.
Mbeshtetini ata, po nuk patet kohe Ju thojini Bardh Spahise e te dalin demokratet e Shkodres qe ti perzene. Kot pritni 10 Shkurtin , jo Kombetare por dhe Nderkombetare me 100 mije veta ne shesh Rama nuk largohet. Mund te iki tre muaj dhe kthehet prap. Mos dysho mike se prapa meje qendron dikush, Jo . Prapa meje eshte Haxhiu, dhe Partia jote keshtu siç eshte sot nuk me pelqen, Do me pelqente qe ne vend te Erisa Xhixhos te ishe Ti dhe ne vendin e atij bilbilushit te Metes te ishte dr Alimemeti. Te pakten Ty Miken time te mos shiste Partia jote per Endri Shabanin.Qe ketu me vjen te vjell.Ilir Meten , doktorri e ka akuzuar se ka vjedhur FLORIRIN , e popullit, sot e ka vella. A e din Ti se ne vitin 2000 kur ishte Meta Kryeminister e arrestoi Doktorri? E mbajten nja tre ore tek Drejtoria Tiranes. Nderhyri Ambasada Amerikane qe u lirua. Ne ate kohe Meta si kryeminister shperndau ndihme 600 milion leke per median. Mua nuk me dha. Kisha dy revista me te medhaja ne Tirazh, KUNJIN dhe Revisten Femra Moderne Per mua ne mbledhjen e Qeverise ka thene ” asnje lek per kelyshin e Sali Berishes”. Pune dreqi. Prandaj Edi Rama ben palle me ju,dhe Ti merzitesh me mua. I rashe shkurt se mua me pelqen te shkruaj humor. .Te Uroj Sukses Ty dhe Zoti ia lehtesofte hallet Doktorrit.







