HomePolitike"Një shoqatë e pezulluar nga QKB, tjetra e paregjistruar", Rama - gjyqtarëve:...

“Një shoqatë e pezulluar nga QKB, tjetra e paregjistruar”, Rama – gjyqtarëve: Kërkoni t’i rrisni pagat vetes me 3 mijë euro në muaj, e papranueshme të shfaqeni si parti politike

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, të cilët e cilësuan si “tymnajë populiste” qëndrimin e tij lidhur me rritjen e pagave të gjyqtarëve.

Rama e cilësoi reagimin e shoqatës si të papranueshëm, duke theksuar se përmes deklaratave publike po tentohet të ushtrohet presion mbi Kuvendin dhe Qeverinë, ndërkohë që çështja është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas kryeministrit, kërkesa e shoqatës synon rritjen e pagave me rreth 3 mijë euro në muaj për secilin nivel të sistemit gjyqësor. Ai solli në vëmendje se paga e një gjyqtari të shkallës së parë kërkohet të rritet nga 3 360 euro në 5 300 euro, ajo e Apelit nga 3 480 në 5 500 euro, ndërsa paga e Gjykatës së Lartë në 5 800 euro. Për prokurorët e SPAK, sipas Ramës, kërkohet një rritje deri në 9 800 euro në muaj.

Rama theksoi se pagat aktuale të gjyqtarëve shqiptarë janë ndër më të lartat në rajon dhe të krahasueshme me ato të vendeve të Bashkimit Europian, duke shtuar se kostoja totale për buxhetin e shtetit do të arrinte në rreth 37 milionë euro.

Nga ana tjetër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve reagoi duke sqaruar se nuk synon rritje pagash, por mbrojtjen e nenit 138 të Kushtetutës, që garanton mosuljen e pagës dhe përfitimeve të gjyqtarëve. Sipas shoqatës, ndërhyrjet e përsëritura të qeverisë dhe Kuvendit kanë cenuar pavarësinë financiare të magjistratëve, ndërsa fushata publike është cilësuar si përpjekje për linçim dhe ndikim mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular