HomePolitikeMe ftesë nga Selia e Shenjtë, Rama niset për në Vatikan. Kryeministri...

Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Rama niset për në Vatikan. Kryeministri do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV

Advertismentspot_img

Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV.

Kryeministri Rama udhëton drejt Romës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj. Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar. Gjatë vizitës, ai do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin “San Damaso” nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinjtë e Shenjtërisë së Tij.

Kjo pritje do t’i paraprijë audiencës zyrtare që Kryeministri Rama do të zhvillojë me Papa Leonin XIV në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

Më pas, vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku Kryeministri do të vizitojë ambientet e “Stanza delle Lacrime”, Cappella Paolina, Sala Reggia, Kapelën Sistine, si dhe altarin e Shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit në Vatikan, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në Bazilikën Santa Maria Maggiore.

Në kuadër të kësaj vizite janë parashikuar edhe takime të tjera, përfshirë një takim me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Vatikanit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular