Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca e shqyrtimit të ankimimit të ish‑Presidentit Ilir Meta ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga GJKKO të zhvillohet më 8 prill 2026, në orën 11:00
Shqyrtimi do të bëhet në bazë të dokumenteve, pa praninë e ish-presidentit Meta dhe të përfaqësuesve të SPAK.
Meta ka paraqitur ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e GJKKO-së që e mbajti atë në burg. Kjo masë u mor në kuadër të hetimeve për akuza të ndryshme, duke përfshirë korrupsion dhe shpërdorim detyre, teksa ish-presidenti ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024.
Meta kërkon në Kushtetuese shfuqizimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, si dhe vendimit të Gjykatës së Lartë, që e mbajnë atë në masën e sigurisë “arrest në burg”.








