HomeKronikeAksident i rëndë në Gjirokastër–Tepelenë, plagosen tre persona! Zjarrfikësit sharrojnë derën e...

Aksident i rëndë në Gjirokastër–Tepelenë, plagosen tre persona! Zjarrfikësit sharrojnë derën e makinës për të nxjerrë një nga të lënduarit

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:15, në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë, pranë karburantit “Gega”.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip BMË me targë AB 804 CV dhe një automjet tip Renault Clio me targë AA 453 CV.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë në vendngjarje për nxjerrjen e drejtuesit të automjetit Renault Clio, në pronësi të shtetasit Klevant Vasi, i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore

Siç shihet edhe në këtë foto, shërbimet zjarrfikëse kanë sharruar derën e makinës për të nxjerrë të lënduarin.

Sipas informacionit paraprak, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular