Pas disa ditësh protestë në zonën e tyre, banorët e Rrjolit në Velipojë kanë protestuar edhe sot në lidhje me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në zonë.
Ata janë vendosur përpara Prokurorisë së Posaçme ku kundërshtojnë projektin.
60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, ndërsa ditën e djeshme ata kanë deklaruar se leja e ndërtimit është firmosur nga zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK.
Raporton se Golemi qëndroi për rreth tre orë në SPAK.
Pasi doli, ai deklaroi për gazetarët se “dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me institucionin e bashkisë së Gjirokastrës”, pa zbuluar më shumë.
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
SPAK ka mbyllur parashtrimin e fakteve në procesin paraprak ndaj ish presidentit Ilir Meta, nën akuzë për korrupsion në tre raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Në një proces maratonë me dyer të mbyllura prokurori Sotir Kllapi kërkoi dërgimin në gjyq themeli të Ilir Metës i marrë i pandehur për tre vepra, e po ashtu kërkoi gjykimin e ish deputetes Monika Kryemadhi për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për Pirro Xhixhon kërkoi gjykimin e tij për korrupsion kurse për Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi për pastrim parash. Ish presidenti Ilir Meta që ishte i pranishëm në gjykatë i hodhi poshtë konstatimet e SPAK Seanca paraprake që nisi në orën 10 zgjati për shkak të kundërshtimeve mbi konstatimet e prokurorit të çështjes, i cili në 29 gusht mbylli hetimet dhe ja dorëzoi pesë të pandehurit gjykatës antikorrupsion.
SPAK këmbëngul se ka zbuluar një skemë korruptiv, përdorim influence dhe pushteti politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mos deklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive. Këto akuza hidhen poshtë nga të akuzuarit që e shohin hetimin si politik.







