HomeRajoniSerbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së

Advertismentspot_img

Një qytetar i Kosovës, Mit’hat Lozhani, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar gjatë kalimit të tij përmes territorit të Serbisë sot në 5 shkurt. Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Arianit Koçi, përmes rrjeteve sociale, duke saktësuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00.

Koçi e ka konsideruar rastin si pjesë të një fenomeni të përsëritur. “Ky nuk është rast i izoluar. Arrestimet e shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi po përsëriten dhe kjo po krijon pasiguri reale për këdo që udhëton përmes atij territori. Këto arrestime duhet të ndalen”, tha ai.

Avokati nënvizon se kjo çështje duhet të trajtohet nga shteti si një problem serioz i sigurisë për qytetarët. “Shteti i Kosovës ka obligim ta trajtojë këtë si çështje serioze të sigurisë së qytetarëve, duke kërkuar edhe ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Deri atëherë, diplomacia jonë duhet të reagojë fuqishëm, pa përjashtuar masa konkrete politike, përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, nëse arrestimet vazhdojnë”, shton avokati.

Ai gjithashtu ka theksuar rolin e tij si avokat në mbrojtjen e të drejtave të Lozhanit, duke treguar se përpjekjet individuale nuk mund të jenë të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve. “Nga ana ime në cilësinë e avokatit, po bëhet maksimumi i mundshëm. Megjithatë, mbrojtja efektive e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në nivel individual. Kjo është përgjegjësi e shtetit, brenda dhe jashtë kufijve të tij”, shprehet Koçi.

Rasti ka rihapur shqetësimet për sigurinë e qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë përmes Serbisë, duke ngritur pikëpyetje për reagimin e institucioneve shtetërore dhe rolit të ndërmjetësimit ndërkombëtar. Avokati Koci ka bërë thirrje për veprime konkrete dhe të koordinuara nga autoritetet kosovare, për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla dhe për të mbrojtur qytetarët gjatë kalimeve nëpër Serbi.

Shteti serb ka arrestuar dhe më herët ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e kthyer situatën në jo pak problematike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular