HomePolitikeQeverie teknike?! Duka: E vështirë nëse s'janë të gjithë bashkë. Bashkimi rrotull...

Qeverie teknike?! Duka: E vështirë nëse s’janë të gjithë bashkë. Bashkimi rrotull PD më duket i pamundur, por mund të bashkohemi për çështje të caktuara

Advertismentspot_img

Kreu i PAA Agron Duka ka bërë një ‘skanim’ të komunikimit të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se tashmë po sjell një komunikim më agresiv.
Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24 Duka foli edhe për opozitën dhe nëse ekziston mundësia e krijimit të një qeverie teknike. Sipas tij është e vështirë nëse nuk janë të gjithë bashkë.

“Është sakrificë e madhe të rrish një muaj e ca në karrige. Por bashkimi rrotull PD më duket i pamundur. Është tentuar edhe herë tjetër. Por ne mund të bashkohemi për çështje të caktuara. Me zotin Hasimja kemi bërë një takim dhe kemi rënë dakord për disa pika. Por nëse bashkohemi rreth çështje mund të kemi rezultat. Edi Ramën e kam njohur edhe nga afër. Nuk ka qenë kështu, por mënyra e tij është më agresive. Problematikat që i dalin atij në qeverisje lexohet edhe si problematike. Të lëshojë të tilla deklarata, budallenj lapanjosë është e pamatur. Ndërsa piruetet që bën për të rregulluar marrëdhëniet me ndërkombëtarët, sidomos për fenë më duken qesharake. Pra kudo që të shkosh të kërkosh mbështetje nëpërmjet fesë është qesharake dhe të krijon ndjesi shumë negative. Mënyra e komunikimit të Ramës ka rënë jashtë mase dhe mbase nuk e kritikon më njeri edhe pas këtij pushteti të gjatë. Ky thotë “unë iku kur dua vetë”. Sa për qeverinë teknike, nëse ka revoltë ka numër edhe mund të imponohesh, por kaq numra sa kemi ne nuk lëvizim gjë vendit. Duhet më tepër angazhim. Nëse të gjithë bashkë japim kontribut mund te kemi produkt”, u shpreh ai.

Agron Duka kreu i PAA komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News24, çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë intervistës në studio, ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka influencë në segmente të drejtësisë, megjithatë u shpreh se nuk beson se SPAK do të tërhiqet.

“Rama ka influencë në segmente të drejtësisë dhe kjo nuk diskutohet. Por të thuash që drejtësia qe pjesë e sistemit, nuk jam dakord. Unë nuk kam sesi ta argumentoj; që SPAK kërkon të arrestojë zv.kryeministren, por ky e mbron. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk merr një vendim, SPAK nuk besoj se do të tërhiqet. Për një njeri që ke prova për korrupsion nuk besoj se mund të shpëtojë nga kjo punë. Amerikanët kanë pasur pjesën e vet të influencës madje edhe ekonomike. Por nëse realisht ke influencë ekonomike, natyrisht do të kesh edhe influencën tjetër. Nuk besoj se Rama i ka metastazat e të gjithë sistemit të drejtësisë”, tha ai, duke shtuar: “Rama influencë ka sidomos tek Kushtetuesja. Njerëzit që kanë futur duart në fonde publike dhe kanë bërë vepra korruptive do dënohen.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular