HomePolitike“PD bën pa Berishën, Salianji, rival alternativ në PD”, Bejko bën krahason:...

“PD bën pa Berishën, Salianji, rival alternativ në PD”, Bejko bën krahason: Të dy të qartë! Njëri kërkon parti të hapur e moderne, tjetri parti personale

Advertismentspot_img

Për Roland Bejkon, Partia Demokratike bën pa Sali Berishën dhe mesazhi për këtë janë takimet e Ervin Salianjit. Duke komentuar edhe shifrat e sondazhit në Zëri i Shqiptarëve në ABC News, të së hënës, Bejko e konsideroi Salianjin një rival alternativ përballë Berishës.

“Partia Demokratike është në krizë, ndërkohë që demokratët janë në kërkim të një shprese, sepse vijnë pas humbjes së shpresës së fituar ose të besimit që i dhanë Berishës ata pas foltoreve të tij. Mendoj që Salianji ka bërë një gjë shumë pozitive, që edhe kjo më bën mua që të besoj dhe ta shoh gjysmë plot. Sepse në çdo aktivitet që ai ka zhvilluar, pjesëmarrja ka ardhur gjithmonë në rritje në aspektin numerik. Dhe në aspektin cilësor, mesazhet politike domethënë kanë ardhur më të qarta në takimin e fundit. Dhe kulmin e arriti në Fier.

Mendoj që këtu u plotësua gjithë kuadri i gjithë atyre që kishin dilema. Nëse Salianji kishte dalë ashtu siç, sipas thashethemet, që hapi ferma e kafshëve aty, nisur nga motivi, domethënë të nisemi nga motivet e ‘Fermës së kafshëve’ të Orwellit, ku Napoloni kishte gjithmonë një mesazher, i cili hapte, hapte, lëshonte mesazhet sipas oreksit të Napolonit, të kreut të fermës së kafshëve, i cili në fillim tha që Salianji, lufton për dyshin ose për një pozicion aty në PD, sepse Berisha nuk i dha asnjë pozicion pas daljes nga burgu. Edhe e mbushën opinionin, helmuan opinionin me këtë tezë

Kur panë që këto salla, fillojmë që nga Durrësi, jo vetëm që u mbushën, por ata që ishin brenda ishin cilësi e lartë. Mesazhin e parë që unë mora nga ajo sallë ishte mosha dhe se Partia Demokratike bën pa Sali Berishën. Bile, është më e mirë dhe më e bukur pa Sali Berishën. Është më energjike dhe më e re pa Sali Berishën. Këtë mora që ditën e parë si mesazh në Durrës.

Pastaj, kur pashë që u shtri në të gjithë vendin dhe nuk pati uniformitet përveçse sa moshës, por pjesa tjetër vinte në  rritje të lartë, dhënia e mesazheve, qartësia, kthjelltësia, urtësia që ata kishin, edhe pse ishin të moshës, mesazhet që i vinin paqësore dhe ishin paqësore dhe jo të sherrit apo të inatit, jo të ndarjes, por të bashkimit. Kemi ardhur sot ku qëllimin Salianji e përmbusi si kapitulli i parë, që ishte energjezimi i PD, sepse ka arritur që PD ta nxjerrë nga zyra në terren. Kryetarin ta bëjë aktiv, sepse kuptoi që brenda partisë ka rival që po rritet dhe nuk mund të rrijë më. Është rival alternativ,” thotë Bejko, ndërsa shton se Ervin Salianji ka bërë tashmë gjysmën e punës.” 

Analisti politik Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News analizoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke i cilësuar të qarta dhe të kundërta qëndrimet e Sali Berishës dhe Ervin Salianjit.

Sipas Bejkos, Salianji përfaqëson një vizion për një PD të hapur, të bashkuar dhe moderne, të ndërtuar mbi meritokracinë dhe me një agjendë të qartë drejt pushtetit, ndërsa Berisha synon mbajtjen e kontrollit personal mbi partinë, përmes mekanizmave të dominimit dhe përjashtimit të rivalëve.

Bejko theksoi se reagimet dhe sulmet e Berishës ndaj lëvizjeve të Salianjit kanë prodhuar këtë herë efekt të kundërt, duke rritur mbështetjen për këtë të fundit, ndërsa paralajmëroi se përpjekjet për ta penguar Salianjin të kandidojë pritet të vazhdojnë.

“Unë them që të dy janë të qartë, si Saliu ashtu edhe Salianji. Janë të qartë sepse Salianji është i qartë sepse kërkon një PD të hapur, të bashkuar, moderne, të mbështetur te meritokracia dhe të ketë një agjendë të qartë politike drejt pushtetit. Kurse Sali Berisha, kërkon të kundërtën e kësaj, kërkon një parti personale dhe e ka bërë, kërkon një parti që ta kontrollojë dhe ta dominojë, edhe këtë e ka arritur, sepse me vendosjen e deputetëve në listën e mbyllur të atyre që ka më besnikë dhe më protagonistë sot në aktivitetin publik dhe politik, janë pikërisht njerëzit e tij.

Me daljen e Salianjit nëpër takime ne e shikojmë Sali Berishën vërtet në pasqyrë, doli Berisha që njerëzit mendonin se e kishte kapërcyer dhe nuk ekzistonte më si i tillë, si një pulist i vjetër, që nuk heq dorë nga kurthet, planet dhe shpallja e armiqve të brendshëm. Për këtë arsye, sapo u pi kafja, ai hodhi menjëherë në lojë taktikat e tij, të rekrutimit. Rekrutoi ata të cilët mund të largonte nga linja e Salianjit, nëpërmjet joshjes. Në taktikën e dytë, kur nuk ecën joshja, nëpërmjet mesazherëve, që jam i bindur që edhe Salianji duhen të kenë shkuar. Dhe kur nuk i funksionojnë mesazherët, hedh furtuna me shpifje, gjë që e pamë.  Dhe kur pa që hasi rezistencë dhe që ky e kishte seriozisht këtë punë, atëherë lëshoi sulmet, duke i quajtur si aktivitete që organizohen në mbështetje të grupeve kriminale. Demokratët që ishin në sallë, nuk i quajti demokratë dhe Saliu menjëherë kërkoi që ta mbyllte këtë derë, ta mbyllte diskutimin dhe kjo histori të mbyllej këtu.

Mirëpo kjo krijoi efekt të kundërt, ndryshe nga herët e tjera, ku shantazhi, sulmet dhe denigrimet Saliut i kanë shkuar, kanë bërë efekt dhe kanë krijuar atë braktisjen e atij që ka marrë iniciativa politike, kësaj here nuk i eci dhe pamë që të gjitha këto sulme që ka lëshuar Saliu, kanë mbushur sallat gjithnjë dhe më shumë. Për mendimin tim të dy janë të qartë, Salianji në objektivat e tij dhe Saliu në objektivat e tij, që ta mbajë partinë pa rival. Jam i bindur që nuk do e mbyllë lojën me kaq, por do të bëjë të pamundurën që Salianji të mos kandidojë”, tha Bejko.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular