HomeRajoniSiguria e municioneve, FA dhe FSK përfundojnë trajnimin e specializuar nën asistencën...

Siguria e municioneve, FA dhe FSK përfundojnë trajnimin e specializuar nën asistencën e SHBA-së

Advertismentspot_img

Bashkëpunimi ushtarak mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar një tjetër hap cilësor në rritjen e kapaciteteve të përbashkëta të mbrojtjes.

Specialistë të menaxhimit të municioneve nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FA), së bashku me kolegët e tyre nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë përfunduar një kurs të avancuar trajnimi. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Shkollës së Trupës së Komandës Mbështetëse dhe u realizua nën asistencën direkte të instruktorëve nga Komanda Amerikane për Evropën (EUCOM).

Fokusi i këtij kursi, i titulluar “Investigimi i incidenteve me municione dhe trajnimi për ruajtjen e përkohshme”, ishte rritja e sigurisë dhe menaxhimi profesional i materialeve ushtarake.

Pjesëmarrësit u trajnuan mbi praktikat më të mira bashkëkohore, duke kombinuar njohuritë teorike me ato praktike. Qëllimi kryesor ishte aftësimi i efektivëve në zbatimin rigoroz të procedurave standarde për menaxhimin e municioneve, garantimin e sigurisë fizike të tyre, si dhe hetimin e saktë të incidenteve të mundshme.

Ky trajnim konfirmon angazhimin e vazhdueshëm për modernizimin e forcave ushtarake të të dyja vendeve dhe përafrimin me standardet më të larta të NATO-s dhe partnerëve strategjikë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular