HomeAktualitetMerret vendimi për Ballukun nga Gjykata Kushtetuese. Ja si votuan gjyqtarët

Merret vendimi për Ballukun nga Gjykata Kushtetuese. Ja si votuan gjyqtarët

Advertismentspot_img

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e qeverisë për të shpallur pezullimin e Belinda Ballukut si anti‑kushtetues, pas një votimi 4 me 4.

Mosarritja e kuorumit bëri që kërkesa e kryeministrisë të mos pranohet, duke bërë që Balluku të mbetet e pezulluar nga detyra e Zëvendëskryeministres dhe të rrëzohet ankimimi i kryeministrit Rama.

Çështja e Belinda Ballukut ka marrë vëmendje pasi SPAK e pezulloi nga detyra e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, duke e akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik. Qeveria e kryeministrit Edi Rama ankimoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që pezullimi të shpallet anti‑kushtetues.

Çështja u bllokua në Kushtetuese për shkak të mungesës së shumicës së votave dhe presioneve politike, ndërsa vendimi përfundimtar u dha sot, pas mbledhjes prej 11 orësh të anëtarëve të gjykatës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular