HomeSocialeEdhe sot Shqipëria do përfshihet nga moti i keq! Qarqet më të...

Edhe sot Shqipëria do përfshihet nga moti i keq! Qarqet më të rrezikuara dhe parashikimi i IGJEUM

Advertismentspot_img

Kushtet e motit në Shqipëri do të vijojnë edhe për ditën e sotme të mos jenë ato idealet, me temperatura të ulëta, reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin dhe dëborë në zonat malore.

Instituti i Gjeoshkencës bën një parashikim mbi situatën meteorologjike, teksa e diela do të shoqërohet nga reshje shiu dhe dëbore në pjesën më të madhe të qarqeve në vend

Po ashtu, paralajmërohet se nga reshjet mund të krijohen problematika të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane dhe deri në përmbytje.

Priten reshje mesatare deri intensive në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës, ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Fier priten reshje mesatare.

Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në zonat malore në lartësitë mbi 1100 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Probleme me urbanistikën mund të hasen në qarqet më problematike dhe ultësirë si Lezhë dhe Durrës.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:

-në bregdet: 10 / 15 °C

-në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

-në vendet malore: 2 / 11 °C

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular