Hyrja e Luizit mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brothe VIP Albania 5 ka ngjallur debate dhe tension me banorëve.
Ndërsa Rogerti debatonte me Mateon, Luizi ndërhyri duke thënë se kolegu i këtij të fundit nuk ishte zgjuar ende.
Momenti më i tensionuar nisi kur Mateo thumboi Luizin për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke i kujtuar historinë e dashurisë dhe “sëmundjen” që ai kishte përmendur më parë.
“Nuk ke histori dashurie këtë vit në Big Brother”, i tha Mateo, ndërsa Luizi iu përgjigj duke i thënë: “Ja ku jemi unë e Tani”.
Pjesë nga biseda:
Mateo: Më bëhet qejfi që ta ka fut fort Tani dje
Rogerti: A të pëlqeu? Si ma ka futur?
Mateo: Ti duhet ta kuptosh që servili bën ça i thua ti, po servili nuk ka mend
Rogerti: E vërtetë, aty jam me ty, të ul kapelen. Ai është ku fryn era, e kam thënë. Dhe e dinë shumë mirë se si ndihem për të, aq.
Mateo: Tani i ka ra flladi andej nga Luizi
Rogerti: Nuk kam punë me të, edhe badigardi me byrek në dorë te puna, po për momentin është pa punë
Luizi: Nuk i është çuar kolegu akoma
Rogerti: Po i vjen, e di kush është?
Mateo: Për histori dashurie në Big Brother kemi Luizin. Po nuk ke histori dashurie këtë vit
Luizi: Urdhëro?
Mateo: Nuk ke histori dashurie këtë vit
Luizi: Kush e tha, ja ku jemi unë e Tani
Mateo: Po sëmundje do shpikësh ndonjë tjetër?
Luizi: Po
Mateo: Na thuaj të vijmë
Rogerti: Atë që e ke, e ke, të paktën na e thuaj, që të vijmë me të pa me orar, njeri me të rënë kokës e tjetri me të fërkuar, e ke aty. I fërkon këmbët Tani mirë, mi ka fërkuar dhe mua.







