HomeUncategorizedNesër protesta kombëtare/PD Vlorë: Të marrim fatin e Shqipërisë në dorë. Bashkë...

Nesër protesta kombëtare/PD Vlorë: Të marrim fatin e Shqipërisë në dorë. Bashkë më 10 shkurt për të ardhmen e fëmijëve tanë!

Advertismentspot_img

Neser Partia Demokratike ka protesten Kombetare dhe organizimi ne dege eshte bere ne detaje qe te kete sa me shume pjesmarrje. Vlora spikat me drejtues Bujar Leskajn i cili se bashku me kreret e degeve, te deleguarit dhe strukturat e demokrateve kane trokitur dere me dere, kane takuar qytetaret per ti ftuar neser para kryeministrise. Nje dite para protestes dega lokale e PD Vlore e konkretisht sekretarja Eralba Kreshpa ka reaguar permes nje deklarate duke iu bere thirrje qytetaeve te Vlores per pjesmarrje masive
Deklaratë e PD Dega Vlorë
nga Sekretarja Funksionale znj.Eralba Kreshpa

Të nderuar qytetare dhe qytetarë të Vlorës,

Ngjarjet e ditëve të fundit tregojnë qartë se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë të shtetit ligjor. Kur vendimet e gjykatave shpërfillen, kur Kushtetuta trajtohet si një letër pa vlerë dhe kur pushteti përqendrohet në duart e një njeriu të vetëm, atëherë rrezikohet vetë demokracia.

Në Vlorë, si në gjithë Shqipërinë, po përjetojmë çdo ditë pasojat e kësaj qeverisjeje, institucione që mbyllen ose hiqen pa asnjë transparencë, shërbime që largohen nga qytetarët, mungesë dialogu dhe arrogancë.

Sot pushteti nuk ka më frikë nga ligji.
Ai ka frikë vetëm nga qytetarët që ngrihen dhe kërkojnë të drejtën e tyre.

Vlora nuk është një qytet që hesht.

Qytetarët nuk janë spektatorë të padrejtësisë.

Më 10 shkurt, ju ftojmë të ngrihemi në një protestë paqësore, dinjitoze dhe qytetare. Të protestojmë jo vetëm për hallet e sotme, por për të ardhmen e fëmijëve tanë.

T’i qëndrojmë ligjit dhe Kushtetutës si e vetmja rrugë drejt Bashkimit Europian.

T’i themi “mjaft” shpërfilljes së institucioneve dhe kapjes së shtetit.

Të marrim fatin e Shqipërisë në dorë.

Më 10 shkurt, Vlora flet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular