PS dhe PD do të mblidhen sot në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale. Sipas rendit të Kuvendit palët do të caktojnë sekretarin e komisionit që do të vijojë të drejtohet nga dy bashkë kryetarët, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi. Po ashtu në këtë diskutim do të vendoset rendi i punës dhe kalendari që do të ndiqet duke saktësuar kështu nisjen e takimeve në terren me grupet e interesit nëpër bashkitë e vendit si dhe si mazhoranca dhe opozita do të përcaktojnë ekspertët që do të angazhojnë në komision.
Deri më tani socialistët kanë theksuar se me ndarjen e re do të bëhet vlerësimi se cilat nga bashkitë mund të japin shërbimet që i ngarkohen me ligj pushtetit vendor dhe cilat nuk e kanë mundësinë. pas kësaj duke u bazuar dhe mbi hartën gjeografike dhe vlerësimë të tjera do të veprohet me shkrirjen ose jo të tyre.
Më herët kryetari i PD Sali Berisha ka deklaruar se PS kërkon që në vend të ketëvetëm 32 bashki, ndërsa ka shtuar se demokratët kërkojnë të jenë më shumë se 61 të tilla duke theksuar se bashkitë duhet të jenë më pranë banorëve.
Megjithatë nëse PD do të paraqitet nesër do të shënojë përfundimin e bojkotit që zgjati për rreth 2 muaj.
Burimet shtuan se mbledhja e së nesërmes por dhe rendi i diskutimeve është arritur në dakordësi mes palëve







