HomePolitikeTirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII. BE, 164 milionë euro...

Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII. BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri – Projekte të reja gati deri në 2027

Advertismentspot_img

Më 18 shkurt 2026, Tirana do të shndërrohet në qendrën e dialogut rajonal për riafirmimin e rëndësisë strategjike të një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe gjeopolitike të rajonit: Ministerialit të Korridorit VIII,

Më 18 shkurt 2026, Tirana do të shndërrohet në qendrën e dialogut rajonal për riafirmimin e rëndësisë strategjike të një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe gjeopolitike të rajonit: Ministerialit të Korridorit VIII, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga vende partnere.

Takimi synon të thellojë bashkëpunimin ndërqeveritar për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit VIII si një arterie strategjike transporti, zhvillimi ekonomik dhe sigurie, duke kontribuar njëkohësisht në forcimin e integrimit rajonal dhe ndërlidhjen me rrjetet kryesore evropiane.

Seanca plenare do të trajtojë temën: “Korridori VIII në momentin strategjik të Evropës: Lidhshmëria, qëndrueshmëria përmes lëvizshmërisë ushtarake dhe prosperiteti i përbashkët përmes integrimit”, duke theksuar nënvizuar rolin e Korridorit VIII si një shtyllë strategjike që bashkon dimensionin ekonomik, të sigurisë dhe të ndërlidhjes rajonale në funksion të prosperitetit të përbashkët.

Gjatë Ministerialit pritet miratimi i një deklarate të përbashkët, ndërsa programi do të përfshijë gjithashtu takime dypalëshe dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të ministerialit, do të zhvillohet edhe Forumi Ekonomik për Korridorin VIII, me temë: “Nga Lidhja Strategjike drejt Rritjes Ekonomike Rajonale: Potenciali Ekonomik i Korridorit VIII”, i cili do të mbahet në ambjentet e Bankës së Shqipërisë (Godina nr. 2, ish Hotel Dajti).

Forumi Ekonomik do të bashkojë autoritetet publike, institucionet evropiane, institucionet financiare ndërkombëtare dhe aktorët ekonomikë për të avancuar dialogun mbi zhvillimin ekonomik, lidhshmërinë dhe investimet përgjatë Korridorit VIII. Diskutimet do të fokusohen në lehtësimin e tregtisë, si dhe zhvillimin industrial me synim rritjen e konkurrueshmërisë rajonale. Forumi synon të mobilizojë instrumente evropiane dhe ndërkombëtare financimi dhe të prodhojë rekomandime konkrete për ta shndërruar Korridorin VIII në një katalizator të investimeve, rritjes dhe integrimit ekonomik rajonal.

Rreth 164 milionë euro janë shpërndarë për Shqipërinë deri më tani nga Instrumenti për Reformë dhe Rritje i BE (RGF), i cili synon të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të Shqipërisë me atë të BE duke mbështetur investime të caktuara dhe gjurmuar reformat prioritare. Kështu është shprehur Drejtuesja e Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, në një konferencë të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI Albania).

“Dedikimi politik është shumë i madh për këtë instrument dhe Shqipëria ka rezultate të prekshme. Deri tani janë lëvruar 164 milionë dhe fonde të tjera presin për projekte të tjera, pra Shqipëria është në rrugën e duhur dhe po bën reformë kyçe rreth digjitalizmit, rreth energjisë, zhvillimin e kapitaleve, por njëkohësisht si për çdo instrument të ri ka edhe sfida. Afati kohor është shumë ambicioz, patjetër duhen burime të shumta njerëzore dhe investime. Kemi folur me koordinatorët e reformës kombëtare në mënyrë që të kemi një plan të vazhdueshëm për hapat që duhet të ndërmerren në 2026 dhe 2027, në mënyrë që ky plan të përmirësohet dhe të ketë koordinimin e duhur”, tha Heikkinen.

Deri më tani, nga Agjenda e Reformave është vënë në zbatim Strategjia Afatmesme e të Ardhurave, Harta e parë e digjitalizimit të sistemit të Kadastrës, Strategjia e Specializimit Inteligjent, Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative, zbatimi i rrjetit 5G dhe forcimi i mbrojtjes së infrastrukturës kritike, ndërsa janë miratuar projektet e para të investimit.

“Projektet janë në sektorin e energjisë dhe janë digjitalizimi i sistemit të transmetimit të Shqipërisë, rehabilitimi i Hidrocentralit të Fierzës dhe ndërtimi i linjës së transmetimit në dy qarqe. Pas marrjes së vlerësimit pozitiv gjatë procesit të screening janë miratuar në bordin e ËBIF edhe dy projekte me rëndësi për vendin, në sektorin e transportit dhe atë digjital siç janë elektrifikimit i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe projekti për zhvillimin e infrastrukturës rajonale të broadband”, u shpreh Simoni.

Vitin e kaluar, CDI Albania prezantoi edhe Gjurmuesin e Reformave (Reform Tracker), i cili informon dhe monitoron progresin e Shqipërisë në përmbushjen e reformave dhe investimeve në kuadër të Agjendës Kombëtare të Reformave. SCAN

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular