HomePolitikePD i rikthehet tryezës, nis mbledhja e Komisionit të Reformës Territoriale. Ja...

PD i rikthehet tryezës, nis mbledhja e Komisionit të Reformës Territoriale. Ja çfare thanë bashkëkryetarët Mazniku dhe Boçi (Rendi i Ditës)

Advertismentspot_img

Ka nisur sot mbledhja e Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale. Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i këtij komisioni tha se është koha që të nisë puna.

“Të kalojmë nga dakordësia për të punuar, në punën që duhet bërë”, tha ai. PD i është bashkuar tryezës së bisedimeve, por bashkëkryetari Luçiano Boçi u shpreh se marrëdhënia mes mazhorancës he opozitës nuk është e mirë në Kuvend, dhe sipas tij kjo për shkak të sjelljes së PS me PD.

“Mos bëjmë rolin e atij që mbyll sytë dhe veshët. Marrëdhëniet në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës nuk janë në normalitet por janë të tensionuara për shkak të sjelljes së mazhorancës. Nëse nuk ka produkt konsensual, atëherë është mungesë e gatishmërisë për të pranuar variantet, kjo është kërkesa ime”, tha Boçi.

“Kemi një agjendë të ngjeshur pune, të ndërgjegjshëm për faktin që kjo reformë do ishte e mirë për vendin nëse ia dalim ta kalojmë bashkërisht. Mirëbesimi i dhënë nga mazhoranca nuk mund të jetë bllokim për punën. Kemi një dritare shumë specifike, që lidhet me integrimin e vendit në BE, na duhet që në këtë periudhë 2027-2029, të kemi bashki të afta për të funksionuar jo thjeshtë si struktura për shërbim për qytetaret e tyre, por të tërheqin financim dhe projekte nga BE për territorin e tyre”, tha Mazniku.

Në rend dite parashikohen pikat si më poshtë:

– Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 11 nëntor 2025

– Shqyrtimi i projektvendimit për caktimin e sekretarit të Komisionit

– Miratimi i planit të punës dhe i kalendarit të Komisionit, në përputhje me afatet e reja

-Shqyrtimi i projektvendimit për miratimin e emrave të ekspertëve pranë Komisionit

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular