HomeKultureKërkon "pezullimin" e Diellës, aktorja Anila Bisha padit AKSHI-n e qeverinë: U...

Kërkon “pezullimin” e Diellës, aktorja Anila Bisha padit AKSHI-n e qeverinë: U shkel kontrata, të mos përdoret imazhi im, më dëmtuan

Advertismentspot_img

Aktorja Anila Bisha ka paditur në Gjykatën Administrative Këshillin e Ministrave, Kompaninë Apel shpk, AKSHI-n dhe kryeministrin Edi Rama.

Padia vjen pasi imazhi i aktores është përdorur edhe për ministren virtuale Diella dhe kjo sipas saj përbën shkelje të kushteve të kontratës, e cila është nënshkruar vetëm si asistente virtuale për shërbimet në e-Albania.

Përmes një kërkese për sigurim padie, aktorja kërkon që deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, të mos përdoren të dhënat e saj personale (imazh dhe zë), për avatarin e Ministres për Inteligjencën Artificiale. Aktorja Bisha pretendon se po i shkaktohet një dëm i madh dhe i pakthyeshëm.

“Kërkuesja do të investojë gjykatën me kërkesën për marrjen e masës së sigurimit të kërkesëpadisë, pasi vlerëson se, si rrjedhojë e veprimeve të palës së tretë, asaj i është duke iu shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm”, thuhet në padi.

Çfarë deklaroi Anila Bisha pas krijimit të ministres Diella?

Anila Bisha: Kontratën për një vit e kam. Diella e e-Albania është deri në dhjetor 2025.

Blendi Fevziu: Po nga ana juridike si zgjidhet kjo, mbaroka Diella në dhjetor?

Anila Bisha: Bëhet Diella portreti im, por Diella mund të jetë…

Blendi Fevziu: Ka të drejtë në fakt se qenka si ministret se kur bëhen ministre ndryshojnë paraqitje, bëhen më të bukura, qenka brenda statusit.

Lutfi Dervishi: Pasi të fitojë tenderin e parë, mbase bëhet më simpatike.

Anila Bisha: Më e bukur se kaq…

Blendi Fevziu: Ishte një ofertë për Diellën e AKSHI-t apo e dije që do të bëhej edhe një…

Anila Bisha: Ishte një projekt i tillë dhe Ministria e Kulturës në bashkëpunim me AKSHI-n, kontaktuan me Teatrin Kombëtar dhe kërkuan emrin tim. Më kontaktuan dhe u lidha me një nga vajzat e stafit të AKSHI-t dhe më thanë që kemi një projekt. Okej thashë, në rregull se neve na gëzojnë këto lloj projektesh, jemi aktorë, jemi artistë dhe kur na ftojnë për projekte, është diçka plus, jo vetëm nga ana financiare, por edhe për imazhin.

Blendi Fevziu: Sa lekë more, do të të pyesin shqiptarët?

Anila Bisha: Po ta dija që do të ishte Diella kaq e famshme, kam marrë shumë pak, por kam marrë për Diellën e e-Albanias.

Blendi Fevziu: Ti nuk ke marrë për Diellën ministre?

Anila Bisha: Akoma. Por besoj se… Eksperienca me AKSHI-n ka qenë e shkëlqyer, kemi pasur dakordësi dhe gjithçka ka qenë korrekte.

Blendi Fevziu: Ti nuk ke asnjë lidhje, ti je vetëm imazhi.

Anila Bisha: Imazhi, vetëm fytyra dhe zëri. Patjetër zëri dhe jam lodhur shumë për të dhënë zërin.

Blendi Fevziu: Domethënë kur të më marrë malli për ty mua, të marr Diellën direkt dhe më përgjigjet Diella për të të dëgjuar zërin.

Anila Bisha: Unë duhej të bëja një spot, 5 minuta duhet të flisja çfarëdo lloj, vetëm të flisja për të marrë hapjen e gojës, pas 20 minutash dhe pastaj gjysmë ore pa ndërprerje. Ajo ishte e lodhshme. Gjysmë ore pa ndërprerje, plus janë incizuar 5 orë tekstet që dëgjoni nga e-Albania.

Blendi Fevziu: Po Diella di të japë përgjigje jashtë teksteve që ke regjistruar ti?

Anila Bisha: Nuk e di, unë s’e kam parë veten time në e-Albania në fakt.

Aktorja tregon edhe si e priti ‘detyrën’ e re të ministres.

Anila Bisha: Kanë reaguar që tek e-Albania dhe më thoshin sapo më dhe një certifikatë, me humor. Kur e dëgjova kryeministrin, u habita, thashë çfarë është kjo gjëja, çfarë po thotë ky? E mora me sportivitet.

Blendi Fevziu: More urime që u bëre ministre?

Anila Bisha: Sigurisht, u morën sa të duash.

'Më dëmtuan'/ Kërkohet ‘pezullimi’ i
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular