Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Tervakoski, ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë fotografi nga këto takime, duke bërë të ditur se Tervakoski është takuar me ministren e Brendshme, Albana Koçiu, si dhe me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Gjatë qëndrimit në vend, zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të institucioneve të zbatimit të ligjit, sistemit të drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare të pranishme në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në përballjen me sfidat e sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.








