HomeRajoniKonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani: Uroj që ky mandat të shquhet...

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani: Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore

Advertismentspot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si edhe nënkryetarët e rinj për detyrën që u është besuar nga deputetët.

Në mesazhin e saj, Osmani thekson se Kuvendi përfaqëson shtyllën kryesore të demokracisë parlamentare dhe hapësirën ku shprehet vullneti i qytetarëve. Ajo shprehu bindjen se drejtimi i ri i institucionit do ta ushtrojë mandatin në përputhje me Kushtetutën, me përgjegjësi të lartë politike dhe në funksion të interesit të vendit.

Presidentja nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe të një Kuvendi funksional, në mënyrë që të forcohet shteti i së drejtës, stabiliteti demokratik dhe të mbrohen vlerat themelore të Republikës së Kosovës. Sipas saj, angazhimi duhet të jetë i përqendruar edhe në avancimin e agjendës euroatlantike të vendit.

Osmani uroi që ky mandat të karakterizohet nga vendimmarrje e rëndësishme shtetërore, kulturë demokratike dhe përkushtim i vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular