HomeRajoniMandatohet nga Osmani për formimin e qeverisë Albin Kurti zgjidhet kryeministër i...

Mandatohet nga Osmani për formimin e qeverisë Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës për herë të tretë. Ja emrat e kabinetit

Advertismentspot_img

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës për të tretën herë. Pas votimin në Kuvend kandidatura e Albin Kurtit mori 66 vota pro, 49 vota kundër dhe asnjë abstenim.

Me heret Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me Kushtetutën, ka caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Osmani i ka uruar Kurtit suksese në udhëheqjen e qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ju priftë e mbara! shkruan Osmani.

Kabineti qeveritar i propozuar nga Albin Kurti

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës
Glauk Konjufca – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm dhe Diasporës
Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë
Fikrim Damka – Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim
Hekuran Murati – Ministër i Financave
Andin Hoti – Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës
Ejup Maqedonci – Ministër i Mbrojtjes
Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme
Lulzon Jagxhiu – Administratës Publike dhe Digjitalizimit
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
Hajrullah Çeku – Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Saranda Bogujevci – Ministre Kulturës dhe Turizmit
Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë
Elbert Krasniqi – Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal
Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Armend Muja – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
Mimoza Kusari – Ministre e Industrisë Ndërmarrësisë Tregtisë dhe Inovacionit
Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë
Nenad Rashiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim
Rasim Demiri – Ministër për Zhvillim Rajonal

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular