Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës.
Begaj siguroi Kurtin për vijimin e mbështetjes ‘vëllazërore për Qeverinë tuaj dhe bashkëkombasit tanë’.
“Urime Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z. Albin Kurti!
I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës.
Shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara.
Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë tuaj dhe bashkëkombasit tanë”, shkruan Begaj.







