HomeAktualitetPaga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në...

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Advertismentspot_img

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime thelbësore në skemën e pagave për personelin shqiptar që shërben në misione ndërkombëtare. Vendimi i ri fut për herë të parë në këtë strukturë hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF).

Hetuesit e BKH-së në Hagë dhe Bukuresht

Sipas vendimit, hetuesit e BKH-së që do të shërbejnë si oficerë ndërlidhës pranë EUROPOL (Hagë) ose SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore, Bukuresht) do të përfitojnë një trajtim financiar specifik.

Ata do të ruajnë pagën bruto që kishin si hetues në momentin e emërimit. Përveç pagës, qeveria u ka miratuar një shtesë mujore për koston e jetesës: 280 Euro në muaj për ata në EUROPOL dhe 180 Euro në muaj për ata në SELEC.

Lufta kundër pastrimit të parave

Ndryshimet përfshijnë edhe punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Ata që do të shërbejnë si “nëpunës të sekonduar” (të huazuar) në pozicionin e menaxherit të projektit pranë Komitetit Moneyval në Strasburg, do të trajtohen gjithashtu me këtë VKM.

Indeksimi i diplomatëve

Përveç shtesave të reja, vendimi parashikon edhe rritjen e pagave për trupin diplomatik dhe ushtarak ekzistues jashtë vendit. Të gjitha elementet e pagave për këto kategori janë indeksuar me 2.5%, si pjesë e politikës buxhetore të vitit 2026.

Efektet financiare për indeksimin fillojnë nga 1 Janari 2026, ndërsa për emërimet e reja të BKH dhe AIF nisin nga momenti i marrëses së detyrës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular