HomeEkonomiQiratë mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

Qiratë mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

Advertismentspot_img

Qiratë dominuan rritjen e inflacionit edhe në janar, tendencë që nisi në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT norma e inflacionit e matur me indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Janar 2026 ishte 2,3 për qind, nga 1,9 për qind që ishte në janar 2025. Krahasuar me muajin Dhjetor 2025, çmimet e konsumit u rritën me 0,4 për qind.

Qiratë po rendojnë djeshëm koston e jetesës në kryeqytet. Rritja e tyre po ndikohet nga qiradhënia ditore në platforma, teksa një pjese e banesave rrinë stok si investim që synon rikthimin në treg me çmim më të lartë.

Rritja vjetore e çmimeve në Janar 2026 u ndikua kryesisht nga grupi “Argëtim, sport dhe kulturë” me 4,9%, pasuar nga “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,4% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,7%.

“Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” u rrit me 2,6%, “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 2,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,0%, “Shërbimi arsimor” me 1,9%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8%, etj.

Krahasuar me dhjetor 2025, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Sigurime dhe shërbime financiare” 4,2%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7%, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,6%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,5%, etj.

Nga ana tjetër, grupi “Veshje dhe këpucë” shënoi ulje me 0,5%, pasuar nga “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0,4 % dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 0,1%.

INTAT argumentoi se rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +0,87 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,61 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” ndikuan me +0,14 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Transporti” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me +0,02 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje secili.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular