HomeKryesoreNjë ditë pas zyrtarit të lartë amerikan, kreu i SPAK takon Presidentin...

Një ditë pas zyrtarit të lartë amerikan, kreu i SPAK takon Presidentin e  Agjencia së BE për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale (Eurojust)

Advertismentspot_img

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho u takua sot, 12 shkurt, me Presidentin e Eurojust-it, Michael Schmid, në selinë qendrore të Eurojust-it.

Fotoja nga ky takim është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, duke cituar Agjencinë e Bashkimit Europian për Bashkëpunimin në Drejtësinë Penale.

Të mërkurën, 11 shkurt, drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Teravakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri.

Kujtojmë se Braho në krye të SPAK më 11 dhjetor 2025, me 7 vota pro nga KLP. Në garë ishte me Adnan Xholin, Doloreza Musabelliun dhe Elvin Gokajn. Secili prej tyre pati 45 minuta kohë në dispozicion, për të prezantuar vizionin dhe platformën e tyre për drejtimin e SPAK-ut.

Zyrtarisht, Braho e mori detyrën më 19 dhjetor 2025.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular