Sot në Bruksel u hodh shorti i fazës së grupeve të edicionit 2026/27 të “UEFA Nations League”, një moment kyç për Kombëtaren shqiptare që ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën C. Shqipëria u pozicionua në Grupin C1 dhe peshkoi Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Kosova ndërkohë në Grupin B3 do të përballet me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën. Përballje epike u rezervuan siç pritej në Ligën A. Aty ku do të shohim Spanjë-Angli, Francë-Itali dhe Gjermani-Holandë ndër të tjera.
Sipas rregullores së UEFA-s, vendet e para sigurojnë ngjitjen në Ligën B, ndërsa vendet e dyta mund të përfshihen në fazën “play-off”, në varësi të formulës përfundimtare. Në këtë kontekst, objektivi i Shqipërisë është i qartë: fitimi i grupit dhe rikthimi në Ligën B, si dhe ruajtja e një rruge alternative drejt kualifikimit në EURO 2028. Liga e Kombeve mbetet një kompeticion i rëndësishëm për kombëtaret europiane, pasi ndikon drejtpërdrejt në renditjen e UEFA-s dhe në mekanizmat shtesë të kualifikimit për turnetë madhorë.
Një risi e rëndësishme e këtij edicioni është ndryshimi i kalendarit ndërkombëtar. Për herë të parë, UEFA ka bashkuar dritaret e shtatorit dhe tetorit në një periudhë të vetme të zgjatur. Kombëtaret do të zhvillojnë katër ndeshje nga 24 shtatori deri më 6 tetor, ndërsa dy takimet e fundit do të luhen në periudhën 12–17 nëntor. Ky format i ri synon të reduktojë ngarkesën e udhëtimeve për lojtarët dhe erdhi pas diskutimeve të gjata me klubet europiane.
SHORTI PËRFUNDIMTAR
GRUPI A

Grupi B3: Izrael, Austri, Irlandë, Kosovë

Grupi C1: Shqipëri, Finlandë, Bjellorusi, San Marino

Grupi D








