Ditën e sotme, 14 shkurt, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesish përgjatë ultësirës perëndimore në orët e para të ditës.
Sipas SHMU, reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët.
Në orët e pasdites deri në mbrëmje vonë reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.
Ndërsa në zonën e jugperëndimit dhe ekstremin jugor reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Era do të fryjë verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 24 m/s.
Ndërkohë valëzimi forcës në det do të jetë 4-6 ballë.









