HomeKryesore"Puthen" PD dhe PS, caktohen 6 ekspertët për Komisionin e Reformës Zgjedhore....

“Puthen” PD dhe PS, caktohen 6 ekspertët për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Nga Opozita dy janë të PL dhe një nga PR

Advertismentspot_img

Komisioni për Reformën Zgjedhore u mblodh të premten për të nisur fazën e re të punës mbi ndryshimet në ligjin zgjedhor. Një nga vendimet kryesore ishte caktimi i ekspertëve nga të dyja palët që do të ofrojnë analizat dhe propozimet e tyre.

Nga Partia Socialiste, ekspertët e komisionit janë Viktor Gumi, Elena Xhina dhe Dardan Malaj, ndërsa nga Partia Demokratike janë Altin Kaziaj, Muharrem Çakaj dhe Arjan Madhi. Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përplasjesh dhe debateve politike për formimin e komisionit, duke hapur një kapitull të ri bashkëpunimi.

Mbledhja e sotme synon të diskutojë ndryshimet zgjedhore dhe përmirësimin e sistemit, duke garantuar një proces transparent dhe të drejtë për qytetarët. Ekspertët do të ofrojnë analiza të detajuara, rekomandime dhe propozime konkrete, ndërsa përfaqësuesit politikë do t’i shqyrtojnë dhe miratojnë ato në komision.

Ky hap tregon gatishmërinë e partive për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe për të punuar së bashku në reformën që konsiderohet një nga më të rëndësishmet për procesin zgjedhor në vend.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular