HomeSportDerbi i kryeqytetit/Fiton Partizani, Tiranën e ndalojnë tranversat

Derbi i kryeqytetit/Fiton Partizani, Tiranën e ndalojnë tranversat

Advertismentspot_img

Partizani Tirana triumfoi 2-0 ndaj KF Tirana në derbin e javës së 24-t të Kategoria Superiore, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt zonës “Final Four”.
Të kuqtë e nisën sfidën më kërkues. Në minutën e 12-të, Isgandarli dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Avantazhi erdhi në minutën e 27-të, kur Sidibe, pas një asisti nga Hjuman, zhbllokoi takimin. Vetëm 10 minuta më vonë, Sidibe u shndërrua në asistues për Isgandarlin, i cili dyfishoi shifrat dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë 2-0.
Në fraksionin e dytë dominoi Tirana, që krijoi disa raste të pastra. Kobjilar humbi një mundësi të artë në minutën e 53-të, ndërsa më pas u ndal nga tranversa. Edhe Mehmeti në minutën e 81-të u ndal nga shtylla horizontale, duke mos arritur të ndryshojë fatin e ndeshjes.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e pestë me 33 pikë, vetëm 3 pikë larg Dinamos së katërt. Tirana mbetet në vendin e tetë me 21 pikë, në zonën e rrezikut për mbijetesë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular