HomePolitikeEdi Rama zbulon “sekretin shtetëror”: Vjosa Osmani u kërcënua për dy vjet...

Edi Rama zbulon “sekretin shtetëror”: Vjosa Osmani u kërcënua për dy vjet pas refuzimit për bastisjen e Presidencës nga Gjykata Speciale

Advertismentspot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë në Prishtina me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka bërë deklarata të forta në lidhje me Gjykatën Speciale dhe proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Duke folur për gjykimin e drejtuesve të UÇK-së, Rama u shpreh se ish-presidenti Hashim Thaçi është “marrë peng” nga kjo gjykatë.

Ai deklaroi se po zbulonte një fakt që, sipas tij, mund të konsiderohet sekret shtetëror në Kosovë, por jo për të personalisht. Sipas Ramës, presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë, pasi kishte refuzuar të lejonte bastisjen e zyrave të institucionit të Presidencës nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

“Mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por për mua nuk është. Edhe Presidentja e Kosovës është kërcënuar dhe këtë gjë ju nuk e dini sepse nuk është thënë asnjëherë. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidencës se me demek do të kërkonin edhe aty prova të krimeve kundër njerëzimit”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se një veprim i tillë, sipas tij, do ta vendoste Kosovën në një pozitë të rëndë në arenën ndërkombëtare.

“Gjë që natyrisht do ta vendoste Kosovën si një shtet ku deri në zyrën e Presidentit gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Kërcënimi i presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe të Kosovës ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, u shpreh Rama.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular