Në datën 23 shkurt në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.
Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.







